Inteligjenca britanike: Lufta në Ukrainë do të hyjë në fazë të re!

Inteligjenca britanike: Lufta në Ukrainë do të hyjë në fazë të re!

09:37, 06/08/2022

Intelegjinca britanike është shprehur sot se lufta në Ukrainë do të hyjë në një fazë të re.

Forcat ruse po grumbullohen në jug të Ukrainës dhe po përgatiten për një kundërofensivë, paralajmëroi ministria britanike e mbrotjes.

Karvane të gjata kamionësh ushtarakë, tankesh po lëvizin në jugperëndim larg rajonit të Donbasit në Ukrainën lindore, tha kjo ministri në një përditësim në Twitter.

 “Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është gati të hyjë në një fazë të re, me luftimet më të ashpra që do të zhvendosen në një vijë fronti prej rreth 350 km që shtrihet në jugperëndim nga afër Zaporizhzhya në Kherson, paralel me lumin Dnieper”, thuhet në Twitter.

Grupet taktike të batalionit - të përbërë nga 800 deri në 1,000 trupa - janë vendosur në Krime dhe pritet të mbështesin trupat ruse në Kherson, po sipas përditësimit të ministrisë britanike të mbrojtjes.

Pajisjet besohet gjithashtu se janë zhvendosur nga Rusia kontinentale dhe zonat e pushtuara nga Moska - duke përfshirë Melitopol, Berdiansk dhe Mariupol - përmes urës Kerç në Krime.

Kievi po fokusohet në shënjestrimin e urave, depove të municioneve dhe lidhjeve hekurudhore me frekuencë në rritje në rajonet jugore.

Çelësi i kësaj strategjie është nxitja e rëndësishme hekurudhore që lidh Kherson me Krimenë, me një kombinim të efekteve "blloko, dëmto, moho, shkatërro" që do të vendosen me shpresën për të penguar aftësinë e Rusisë për të rifurnizuar logjistikisht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco