Azemi për Kurtin: Prej që erdhi n'pushtet, asgjë s'bëri për sektorin privat

Azemi për Kurtin: Prej që erdhi n'pushtet, asgjë s'bëri për sektorin privat

19:27, 05/08/2022

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka deklaruar se gjithçka çka është thënë nga Qeveria e Kosovës dhe Parlamenti është gënjeshtër pasi sipas tij premtimet nga ana e tyre për punëtorët e sektorit privat nuk janë realizuar.

“I them drejtpërdrejt Qeverisë së Kosovës dhe Parlamentit, se gjithçka çka është thënë deri më sot është gënjeshtër, pasi të gjitha premtimet për punëtoret e sektorit privat nuk janë realizuar”.

Kështu, ka deklaruar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, i cili është shprehur tejet i pakënaqur ndaj mundësive të ofruara për punëtorët privat nga Qeveria e Kosovës.

Këtë akuzë ai e ka arsyetuar duke thënë se është me vend dhe e arsyeshme sepse edhe deputetët e Parlamentit të Kosovës para zgjedhjes u kanë premtuar kushte më të mira, që do të mundohen për ta, dhe nuk po bëjnë asgjë, e të njëjtën gjë sipas tij e ka bërë edhe Qeveria.

“Në vitin 2020 Kryeministri ka premtuar që paga minimale duhet të jetë  350 euro pasi me këto paga nuk mund të jetohet por qe nga ardhja në pushtet nuk ka bërë asnjë punën më të vogël në favor të punëtorëve  të sektorit privat”, ka thënë Azemi.

Sipas tij, nuk është e mjaftueshme ajo çfarë ka bërë Qeveria dhe Kuvendi sa i përket pagës minimale dhe shqyrtimit të projektligjit në lexim të parë.

Azemi në intervistë për RTV Dukagjinin ka deklaruar se pothuajse asgjë nuk është ofruar për punëtorët e sektorit privat, dhe se edhe vendimi i Qeverisë së Kosovës që paga minimale të jetë 264 euro nga ana e tyre është e papranueshme.

“Nëse nisemi nga vendimet dhe supozimet që Qeveria e Kosovës dhe Parlamenti ka ofruar për punëtorët e sektorit privat, pothuajse nuk është bërë asgjë dhe vetë vendimi i Qeverisë që paga minimale të jetë 264 euro e cila për neve është e papranueshme, domethënë edhe vetë këtë nuk po mund ta aprovojë”, ka deklaruar Azemi.

Sipas kreut të Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Qeveria e Kosovës është  duke bërë skandalin më të madh ndaj punëtorëve të sektorit privat, pasi vetëm ata punëtor që kryejnë shërbime për Qeverinë, punëtor teknik dhe sigurimit fizik janë të sanksionuar me pagën 130-170 euro përderisa ata që nuk paguajnë nga buxheti i Kosovës, nga ana e tij kanë pagë mjaftë solide.

“Në nivel të Kosovës vetë Qeveria për derisa i ka thirrur pronarët e kompanive që tu rrisin pagat punëtorëve dhe mosthirrjen në pagën minimale një farë forme skandalin më të madh që është duke e bërë ndaj punëtorëve të sektorit privat është nga vetë Qeveria, pasi vetëm ata punëtor që kryejnë shërbime për Qeverinë, punëtor teknik dhe sigurimit fizik janë të sanksionuar me pagën 130-170 euro, përderisa ata që nuk paguajnë nga buxheti i Kosovës kanë pagë mjaftë solide”, ka deklaruar ai.

Azemi është shprehur se është e vetmja Qeveria e Kosovës që është duke i dënuar këta punëtor që kanë kontratë të cilësuar nga ai, “publiko-private” për kryerjen e punës në shërbim të Qeverisë e Kosovës.

Ndërsa, ka shtuar se aty ku nuk ka rezultate na duhet ndihma e shtetit, dhe sipas tij ndihma e shtetit as nuk është duke u bërë dhe as nuk i kanë sinjalet që të merret më këtë problematik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco