Qytetari nga Gjakova: Kryeministër vepro, një kriminel lufte duhet të jetë para gjykatës, jo në krye të shtetit fqinj

Qytetari nga Gjakova: Kryeministër vepro, një kriminel lufte duhet të jetë para gjykatës, jo në krye të shtetit fqinj

19:05, 05/08/2022

Eduard Frrokaj një qytetar nga Gjakoba i është drejtuar me një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me titullin ‘Letër nga Meja, kryeministrit Kurti’.

Frrokaj përmes një shkrimi në Facebook i ka përmendur disa emra të njohur serb, të cilët në luftën e Kosovës, urdhëruan të vriteshin e masakroheshin shqiptarë, ndërsa sot ata dekorohen e mbajnë pozita të larta në Serbi.

Ai kërkoi nga kryeministri Kurti që të reagojë sa më shpejtë, pasi sipas tij, kriminelët e luftës duhet të jenë para gjykatës dhe jo në krye të shtetit fqinj, Serbisë, sic e përmend Bozhidar Deliç i cili dje është emëruar Nënkryetar i Parlamentit të Serbisë.

“Ju Kryeministër shpesh keni debatuar për aneminë tonë politike dhe publike prandaj tani është koha dhe ora juaj .Vepro dhe reago .Varret në Meje nuk flasin sepse Stojanoviç ,Lazareviç,Zhivanoviç dhe Deliç kanë urdhëruar vrasjen e 376 shqiptarëve në mesin e tyre 38 fëmijë . Në bazë të çerrifikatave të vdekjes post mortum 95 përqind e viktimave në Meje kanë plumba në kokë . Edhe fëmijët i vranë me plumba në kokë .Që të mos ketë të mbijetuar ,të vritet dëshmia. Kryeministër është detyrë institucionale dhe patriotike të reagoni dhe veproni ,është koha dhe ora juaj”, ka shkruar Frrokaj.

Postimi i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco