Një muaj paraburgim për drejtuesit e kompanisë 'Prishtina Jet'

Një muaj paraburgim për drejtuesit e kompanisë 'Prishtina Jet'

17:55, 05/08/2022

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për dy të dyshuarit  M.K dhe A.B për mashtrim me bileta aeroplani, nga kompania “Prishtina Jet”.

Dyshohet se ata përmes kompanisë së tyre u kanë shitur bashkatdhetarëve bileta fiktive për udhëtim me aeroplan me një çmim shumë më të lirë se sa çmimi aktual, e të cilat fluturime nuk janë realizuar edhe përkundër pagesave që janë bërë, përcjell Klankosova.tv.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorisë  për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve M.K dhe A.B e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Tutje, përmes këtij njoftimi bëhet e ditur se kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, pak minuta më herët, policia bëri thirrje që të paraqiten të gjithë bashkëatdhetarët që janë mashtruar me bileta aeroplani të lëshuara nga kjo kompani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco