Avdyli publikon foto me Pecin e Gërvallen, ua thur disa lavde

Avdyli publikon foto me Pecin e Gërvallen, ua thur disa lavde

14:56, 05/08/2022

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka thurur disa lavde për Ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla dhe për Ministrin e Bujqësisë Faton Peci.

Avdyli, të dy ministrat i ka cilësuar si njerëz pozitivë dhe energjik.

Po ashtu deputeti ka thënë se edhe Gërvalla edhe Peci, po lënë gjurmë në sektorët e tyre.

“Ska më mirë se kur e nis ditën me njerz pozitiv e energjik si Donika e Faton, dy ministrat që po lënë  gjurmë në sektorët e tyre”, ka thënë Avdyli.

Ajo çfarë bie në sy është se Avdyli këto lavadata i ka thurur përmes një postimi në Facebook, me shumë gabime drejtshkrimore.

Pavarësisht fjalëve të mira të Avdylit për ministrat, ata, sidomos Gërvalla njihet për disa skandale të cilat kanë bërë bujë dhe kanë nxitur reagime të shumta deri në atë pikë sa është kërkuar shkarkimi i saj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco