Hoti i reagon Përparim Kryeziut pasi ky tha se po e informon Grenellin për zhvillimet në Kosovë

Hoti i reagon Përparim Kryeziut pasi ky tha se po e informon Grenellin për zhvillimet në Kosovë

12:54, 05/08/2022

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në facebook, i ka reaguar zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziut, pasi ky i fundit u fut në konspiracion kur e lidhu Hotin dhe Grenellin.

Hoti tërthorazi tha se Kryeziu paguhet nga taksat e qytetarëve, e merret me shpifje e konspiracione ndaj kundërshtarëve politikë.

Kryeziu ka thënë se disa figura publike në Kosovë po e informojnë diplomatin amerikan, Richard Grenell, e pastaj ky i fundit po e quan fashist kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Probleme me rrjet. Lexojeni twitterin e Grenellit ju lutna. Është citat nga Grenelli. Ky është status i karakterit politik. Keni të drejtë ta komentoni si të doni” – ka thënë Kryeziu.

Këta “dikushët” janë figura publike në Kosovë; ish-kryeministri Avdullah Hoti, ish-ministri i Brendshëm, Agim Veliu, ish-koordinatori për dialog Skënder Hyseni dhe gazetari Berat Buzhala që kishte intervistuar Grenellin sa ishte emisar i presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Ndërkohë, mund t’i lexojmë tweetat e Grenellit nga 2009 e deri më sot, askund nuk thuhet se ai informohet dhe shkruan në bazë të informatave që, sipas konspiracionit të Kryeziut, dikush po ia dërguaka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco