Berisha: Janë zhdukur kamerat nga vendi i krimit në Himarë. Qytetarët i kanë lënë 72 orë afat Ramës

Berisha: Janë zhdukur kamerat nga vendi i krimit në Himarë. Qytetarët i kanë lënë 72 orë afat Ramës

12:27, 05/08/2022

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi se janë zhdukur kamerat nga vendi i krimit në Himarë.

Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama, ndërsa tha se qytetarët i kanë lënë 72 orë afat.

“Janë bërë përpjekje të mëdha për të fshehur gjurmët e krimit. Jo vetëm autori tentoi të largohej, por janë zhdukur edhe kamerat që regjistruan skenën e krimit. Persona, kriminelë njësoj si Arjan Tase, kanë marrë kamerat menjëherë dhe i kanë zhdukur.

Me këtë rast, unë i kërkoj Edi Ramës të shkarkojë menjëherë të dy ministrat. Ky është hapi më minimal. Qytetarët janë të revoltuar. Nuk mund ta kapërcejë Edi Rama me halucinacione, me vampirë politikë e mediatikë. Me këtë mbrojtje, Rama meriton një revoltë të madhe popullore.

Në vend të një ndjese qindra herë përpara shqiptarëve, deklaron se kemi organizuar sezonin më të përsosur. Se si mund të flitet për përsosmëri, kur ndodhin krimet më makabre, atë e din vetëm mendja e tij.

I përgëzoj edhe njëherë qytetarët. Ata i kanë lënë qeverisë 72 orë për të reflektuar. Uroj të merren vendimet e duhura. Por natyrisht, PD mbështet fuqishëm protestën e drejtë të qytetarëve për një krim të rëndë shtetëror,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco