I rriti flokët katër vjet për t’i dhuruar donacion për fëmijët e sëmurë në Kosovë (Video)

I rriti flokët katër vjet për t’i dhuruar donacion për fëmijët e sëmurë në Kosovë (Video)

12:41, 05/08/2022

Learta Bushi nga Hani i Elezit, e lindur dhe rritur në Gjermani, konkretisht në Wolfburg ka prerë flokët e saj të gjatë, e të shëndosha për t’i dhuruar si donacion për fëmijët e sëmurë

11 vjeçarja ka ardhur në Kosovë për pushime dhe u shprehë shumë e lumtur që po e bënë këtë për fëmijët që kanë nevojë.

“Për katër vjet i kam rritë, vetëm për këtë qëllim, të kontribuoj për fëmijët që kanë nevojë për këto flokë”, thotë Bushi për arbresh.info.

Në këtë fotografi e shihni Leartën me flokët e gjatë.

Në këtë fotografi e keni Leartën pasi ka prerë flokët dhe i ka dhënë mjekëve.

Në videon e mëposhtme shihni momentin e prerjes së flokëve të Leartës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco