Shoferi i kamionit i vërsulet me thikë zyrtarit doganor në Mitrovicë

Shoferi i kamionit i vërsulet me thikë zyrtarit doganor në Mitrovicë

08:21, 03/08/2022

Një zyrtar doganor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare është përballur dje me një kërcënim serioz nga një person.


Sinjali mëson se bëhet fjalë për një shofer kamioni i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje me doganierin, i është vërsulur atij me një thikë në dorë, me qëllim që ta sulmojë.


Viktima ka denoncuar rastin në Polici, me ç’rast i dyshuari është arrestuar menjëherë dhe i është konfiskuar thika të cilën e posedonte.

Ai është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Sulm ndaj personit zyrtar’
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco