Petritsch: BE-ja duhet të bëjë më shumë për dialogun Kosovë-Serbi

Petritsch: BE-ja duhet të bëjë më shumë për dialogun Kosovë-Serbi

07:50, 02/08/2022

Diplomati Wolfgang Petritsch ka thënë zyrtarët në Kosovë dhe Serbi duhet të çarmatosen verbalisht ashtu që të shtensionohet situata e krijuar në veri të Kosovës.

Në një intervistë Petritsch, ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën dhe ish-përfaqësues i Lartë për Bosnjë e Hercegovinën, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të mençur për shtyrjen e zbatimit të vendimeve për targat dhe dokumentet serbe.

Sipas tij, BE-ja duhet të bëjë më shumë për dialogun që e ndërmjetëson mes Kosovës dhe Serbisë, dhe ky shembull tregon sesi zvarritja e procesit nuk funksionon.

“Trupat e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë të përgatitura. Dhe, kjo tregon sa e rëndësishme është prezenca ushtarake ndërkombëtare në Kosovë. Mirëpo, nevojitet vazhdimi i dialogut. Kjo është e rëndësishme. Rruga e vetme që shoh unë si diplomat është që palët të bisedojnë dhe të angazhohen me (të dërguarin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav) Lajçak dhe të gjejnë zgjidhje për këtë situatë të rrezikshme”, ka thënë Petritsch./rel

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco