Dugolli për Asociacionin: Asnjë masë e njëanshme nuk pranohet

Dugolli për Asociacionin: Asnjë masë e njëanshme nuk pranohet

23:53, 01/08/2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, duke e komentuar situatën në veri pas pezullimit të vendimeve për reciprocitet, foli edhe për krimin e Asocicacionit të Komunave me shumicë serbe.

I pyetur se si do të veprohet nëse serbët në pjesën veriore e shpallin njëanshëm Asociacionin, Dugolli tha se asnjë masë e njëanshme nuk pranohet teksa theksoi e asociacion me kompetenca ekzekutive asnjëherë nuk do të ketë.

“Asnjë masë e njëanshme nuk pranohet. Kjo është domethënë njëfarë prognoze ogurzezë të cilën besoj që nuk do të vijë në shprehje për shkak se asociacioni nuk mund të zbatohet, të paktën kështu e ka thënë Gjykata Kushtetuese dhe asociacion me kompetenca ekzekutive asnjëherë nuk do të ketë. Nuk mund të ketë për shkak se ne do ta shkelim kushtetutën tonë dhe krejt çka jemi duke bërë është që ta ruajmë… Gjithmonë duhet ta kemi parasysh që edhe marrëveshjet ndërkombëtare nuk janë të zbatueshme kur i shkelin normat elementare të një shteti. Ne nuk mund të lejojmë…”, tha Dugolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco