Grenell i reagon studiuesit të famshëm që përkrahu Kurtin: Është radikal, kundër çdo presidenti amerikan, nga Clinton tek Trump

Grenell i reagon studiuesit të famshëm që përkrahu Kurtin: Është radikal, kundër çdo presidenti amerikan, nga Clinton tek Trump

23:30, 01/08/2022

Francis Fukuyama, një nga studiuesit politik më të njohur aktualisht në botë, ka postuar një cicërimë mbështetëse në Twitter për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Twitter.

Fukuyama, i njohur për librin e tij kontrovers “Fundi i Historisë dhe Njeriu i Fundit”, por gjithashtu edhe për librin “Shtet-Ndërtimi” ku trajton problemet e vendeve në zhvillim me administratën publike, të cilën e quan “vrima e zezë” ka shkruar se Kurti meriton “mbështetje”.

Për këtë deklaratë të tij ka reaguar përsëri ish-emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Sipas Grenell, Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që çdo president amerikan ka paraqitur – nga Clinton tek Obama e deri te Trump.

“Ai është radikal”, ka shkruar Grenell në Twitter.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco