'Fanari i fashizmit në Ballkan është ndezur me Milloshevqin dhe asnjëherë nuk është shuar'

'Fanari i fashizmit në Ballkan është ndezur me Milloshevqin dhe asnjëherë nuk është shuar'

23:15, 01/08/2022

Lulzim Peci, drejtor i institutit KIPRED, ka thënë se fanari i fashizmit ne Ballkan është ndezur me Milloshevqin në Serbi, dhe asnjëherë nuk është shuar, por herë ndriçon më pak e herë më shumë.

Në llogarinë e tij në Facebook, Peci ka deklaruar se Serbia është vendi i vetëm në rajon në të cilin ministrat, deputetet dhe mediat i adresojnë kombet e tjera, dhe atë posaçërisht shqiptarët me shprehje pezhorative.

Tutje thekson se këtë asnjëherë nuk e ka bërë publikisht në Kosovë ndonjë politikan i thjeshtë, e leje me ndonjë shef apo anëtar i Qeverisë.

Po ashtu ka përmendur edhe rastin e ish-emisarit amerikan, Richard Grenell, pasi që ky i fundit i quajti të njëanshme vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me Serbinë dhe kryeministrin Albin Kurti “fashist me përvojë”.

“Grenelli ka gabuar rëndë me cilësimin e tij që ia beri Kryeministrit Kurti, dhe ky është një ofendim kolektiv për të gjithë ne, pavarësisht se sa pajtohemi apo nuk pajtohemi me politikat e tij”, tha Peci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco