Vrasja makabre e gruas në Greqi, 'shpërthen' djali i 41 vjeçares: Kemi faj edhe ne që nuk e mbrojtëm

Vrasja makabre e gruas në Greqi, 'shpërthen' djali i 41 vjeçares: Kemi faj edhe ne që nuk e mbrojtëm

21:38, 01/08/2022

Të tjera detaje tronditëse janë bërë publike për krimin në familjen shqiptare në Greqi. Një 41-vjeçare u vra nga bashkëshorti i saj në Tsilivi Zakynthos në Greqi, i cili e goditi për vdekje me thikën e kuzhinës.

Tërbimi me të cilin goditi gruan e tij, u duke tek tehu i thikës që ishte përkulur nga forca e “goditjeve” ndaj viktimës.

Arma është gjetur nga autoritetet policore pranë viktimës, ndërkohë që autori 51-vjeçar shqiptar ishte larguar nga shtëpia.

Djali 20-vjeçar i 41-vjeçares ka treguar se nëna e tij kishte shumë frikë dhe se sjellja agresive e të shoqit kishte ndodhur për shumë vite.

“Faji është edhe i yni, sepse nuk kishim marrë masat e nevojshme, ky ishte një gabim shumë i madh i yni. Unë dhe nëna ime folëm për këtë në përgjithësi. Ai punonte dy punë për të përballuar jetesën dhe unë nuk isha këtu. Ajo bënte gjithçka për ne. Vetëm për fëmijët e saj. Ajo ishte nëna perfekte. Më vjen keq për vëllezërit e mi, duhet të gjejmë një zgjidhje dhe të vazhdojmë përpara”, tha djali i çiftit.

Vrasësi menjëherë pas aktit është larguar nga vendi i krimit sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Policia nisi menjëherë kërkimet  për kapjen e autorit, i cili u gjet arrestua në zonën e Marathisë, në Keri.

Autori mësohet se u ka thënë policëve që e kanë arrestuar se “e kam vrarë se më ka tradhtuar”.

Në 18 qershor “kasapi i Zakynthos” ishte arrestuar  për dhunë në familje pasi kishte rrahur gruan e tij.

Ai u dërgua në prokurori dhe u la i lirë me kushtin për të qëndruar larg bashkëshortes, pra jo më afër se 100 metra. Por gruas i erdhi keq dhe e pranoi sërish në shtëpi dhe më në fund e pagoi me jetë këtë veprim të saj.

Mbrëmjen e së dielës kish nisur sërish tortura për 41-vjeçaren fatkeqe, nënë e tre fëmijëve, dy prej të cilëve të mitur.

I shoqi rreth orës 20:00 kishte nisur ta rrihte pa mëshirë, duke shfryrë mbi të tërbimin e sëmurë. Gruaja në gjendje të mjerueshme dhe pasi ai ishte larguar nga shtëpia, arriti të shkonte në Polici për herë të dytë dhe të ngrinte padi kundër torturuesit të saj.

Autoritetet u vunë në kërkim të tij dhe në orën 22:30 kur viktima kthehet në katin përdhesë të dupleksit në zonën e Tsilivit, e gjen përballë. Sipas një dëshmitari okular, një fqinji, shqiptari e ka kapur nga flokët dhe e ka tërhequr zvarrë në ballkon duke thirrur: “Do të të vras”.

Ai e rrahu egërsisht dhe kur gruaja luftonte për të shpëtuar nga duart e tij, 49-vjeçari mori  thikën e kuzhinës, dhe nisi ta godasë me furi në qafë dhe gjoks duke i marrë jetën. Pas aktit të rëndë ai u zhduk dhe pak para orës 10 të mëngjesit të sotëm u arrestua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco