Deputeti i VV-së: S'mund të vihet gishti te pala kosovare

Deputeti i VV-së: S'mund të vihet gishti te pala kosovare

18:04, 01/08/2022

Deputeti i Vetëvendosjes, Hydajet Hyseni i ftuar në Klan Kosova ka folur në lidhje me tërheqjen nga veriu.

Ai është shprehur se nuk mund të vihet gishti te pala kosovare.

“Mendoj që nuk mund të vihet gishti menjëherë tek pala e Republikës së Kosovës, siç ndodh zakonisht, çuditërisht vetëm tek ne kjo ndodh, çkado që ndodh në njëfarë mënyre kërkohet faji tek ne.  Pak po të ketë njëfar sfide, menjëherë njëfarë hutie dhe njëfarë frike e fajësimi i vetëvetës”, u shpreh ai.

Tutje, ai tha se kjo marrëveshje ka qenë e përpunuar disa herë.

“Kjo marrëveshje ka qenë e përpunuar disa herë, janë dhënë afate dhe nuk është zbatuar. Nuk duhet harruar që sherri fillojë para se të fillonte akti që u paralajmërua”, u shpreh ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco