U flet në gjuhën e tyre, Kurti: Reciprociteti mbron serbët e Kosovës

U flet në gjuhën e tyre, Kurti: Reciprociteti mbron serbët e Kosovës

20:54, 30/07/2022

Mesazhi u tha në gjuhën e atyre që iu dedikohet.

Në videon që u publikua të shtunën, kryeministri Albin Kurti u kërkoi serbëve të Kosovë që reciprociteti për letërnjoftime, që nis më 1 gusht ndaj Serbisë, të mos kuptohet ndryshe pos si përgjigje ndaj shkeljes së të drejtave të tyre si nënshtetas të Kosovës.

Në serbisht, ai dha informacione edhe për kthimin e targave ilegale në RKS që fillon po të hënën.

Një ditë më herët, për masat rreth mbarëvajtjes së këtyre dy proceseve, do të mblidhet Këshilli i Sigurisë.

Kryeqeveritari tha se Ministria e Punëve të Brendshme po zhvillon fushatë informuese.

VIDEO

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco