‘Njerëz që lindin’/ Nënat revoltohen me termin që po përdor Sorosi

‘Njerëz që lindin’/ Nënat revoltohen me termin që po përdor Sorosi

10:21, 30/07/2022

Nënat aktiviste në SHBA janë zemëruar me termin që po përdor organizata e Sorosit, duke i etiketuar si ‘njerëz që lindin’.

Sipas Fox News, ato thonë se ky emërtim është çnjerëzor.

“Kjo është pjesë e një ideologjie që është thellësisht totalitare dhe autoritare në natyrë,” tha aktivistja Nicole Solas. “Kjo është ajo që po shohim me këta kultistë radikalë të identitetit gjinor”.

Organizata e Sorosit për një Shoqëri të Hapur postoi një mesazh në rrjetet sociale ku shkruan: “Për gratë me ngjyrë dhe njerëzit që lindin, beteja për të drejtat riprodhuese është më shumë se të drejtat për abortin”.

Termi po përdoret gjithmonë e më shumë nga e majta ekstreme.

Ata po kërkojnë të ndryshojnë fjalët ‘nënë’ dhe ‘baba’ me termat ‘prindi lindës’ dhe ‘prindi jo-lindës’. Madje në disa raste kërkohet të përdoret termi ‘personi me menstruacione’.

“‘Prindi lindës’ është një term jo vetëm absurd, por edhe fyes që e majta radikale e përdor për të ndërprerë marrëdhënien e një nëne me fëmijën e saj,” tha aktivistja Elana Fishbein.

“Unë nuk jam një person që lind, unë jam një nënë,” tha ish-ligjvënësja dhe emigrantja Shukri Abdirahman. Ajo tha se kjo frazë është çmenduri.

Ekspertja Wenyan Wu tha se ky term është çnjerëzor.

Kurse Nicole Neily tha se fëmijët nuk mendojnë për ‘personat lindës’, por për nënën dhe babanë. “Kjo është një luftë ndaj pafajësisë fëminore,” tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco