Mot 'përvëlues' sot në Kosovë: Ja sa do të shkojnë temperaturat

Mot 'përvëlues' sot në Kosovë: Ja sa do të shkojnë temperaturat

10:27, 30/07/2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira, gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende parashihen edhe kushte për reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-36 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.

Muaji korrik ka shënuar shifra rekorde të temperaturave në qytete të ndryshme të Kosovës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco