Videomesazhi i Kurtit për serbët që tash e tutje hyjnë në Kosovë (Video)

Videomesazhi i Kurtit për serbët që tash e tutje hyjnë në Kosovë (Video)

09:15, 30/07/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një videoje në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur edhe njëherë se nga e hëna më 1 gusht do të fillojë lëshimi i dokumentit hyrje-dalje në të gjitha pikat tona kufitare për qytetarët që posedojnë dokumente identifikuese të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

Po, ashtu sipas tij në të njëjtën ditë , do të fillojë edhe procesi i regjistrimit të veturave që posedojnë targa ilegale të cilat do të kthehen në targa RKS.

Postimi i tij i plotë:

Në respektim të ligjeve të Republikës së Kosovës, nga e hëna më 1 gusht 2022, do të fillojë lëshimi i dokumentit hyrje-dalje në të gjitha pikat tona kufitare për qytetarët që posedojnë dokumente identifikuese të lëshuara nga autoritetet e Serbisë. Në të njëjtën ditë, do të fillojë edhe procesi i regjistrimit të veturave që posedojnë targa ilegale të cilat do të kthehen në targa RKS.

Institucionet bartëse të këtij procesi kanë bërë përgatitjet e nevojshme ligjore dhe logjistike. Zyrtarët shtetërorë janë të përkushtuar që bashkarisht me ju, ta fillojnë dhe zhvillojnë këtë proces me sukses.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco