Çfarë e pret Kosovën pas marrëveshjes me Serbinë?

Çfarë e pret Kosovën pas marrëveshjes me Serbinë?

09:14, 30/07/2022

Një kapitull i ri, që do t’i garantonte perspektive të anëtarësimit euroatlantik, integrim rajonal, njohje nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, anëtarësimi nëpër organizata të huaja, do ishin ndër çështjet kyçe që do të pasoheshin pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, që po kërkohet me mjaftë ngulm nga aleati kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bisedimet e filluara në 2011’tën, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian kanë stagnuar në nivelin e lartë, dhe sipas njohësve të rrethanave politike në vend marrëveshja me Serbinë është vështirë e arritshme.

“Këtë e kanë treguar edhe përpjekjet e deritanishme, pavarësisht shtytjes dhe ndihmës nga SHBA dhe BE. Por, ajo nuk ka alternativë. Sa më parë që do të arrihej, të dy vendet Kosovën e edhe Serbinë, do t’i zhbllokonte në shumë procese. Kryesoret janë ato të integrimit evropian dhe rajonal”, vlerëson analisti, Bekim Kabashi, duke shtuar se do të reflektonin edhe pesë vendet mos njohëse të Bashkimit Evropian që vazhdojnë të pengojnë progresin e Kosovës edhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është theksuar disa herë nga përfaqësues politik në ShBA, dhe nga vetë presidenti Biden, se duhet të ketë në fokus njohjen reciproke.

Nëse do të arrihej kjo marrëveshje, sipas analistit, Artan Demhasaj, për Kosovën do të hapej një kapitull i ri.

“Sepse pastaj mund të shkoj në drejtim që edhe pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën të lëvizin dhe mund ta njohin Kosovën, edhe normalisht pastaj t’i hap edhe perspektiv në BE dhe normalisht edhe qëndrimet e tjera euroatlantike”, potencon Demhasaj 

Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka filluar me 8 mars 2011, pas Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cila mirëpriste mendimin këshillëdhënës të GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe mirëpriste gatishmërinë e BE-së për të lehtësuar dialogun Kosovë-Serbi.

Që nga fillimi i këtij procesi, trajta e tij ka ndryshuar nga ai që fillimisht quhej dialog teknik, në të ashtuquajturin dialog politik ose dialog për normalizimin e marrëdhënieve, i cili filloi zyrtarisht më 19 tetor të vitit 2012.

Në kuadër të dialogut deri më tani janë arritur rreth 35 marrëveshje, duke përfshirë marrëveshjet e ri negociuara dhe planet e zbatimit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco