Ish-ambasadorja thotë se vizita e Osmanit dhe e Kurtit në SHBA ka rëndësi më të madhe sesa projekti i MCC-së

Ish-ambasadorja thotë se vizita e Osmanit dhe e Kurtit në SHBA ka rëndësi më të madhe sesa projekti i MCC-së

08:21, 27/07/2022

Ish-ambasadorja e Kosovë në Itali, Alma Lama, tha se më e rëndësishme se projekti i MCC-së, është vizita e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas saj, ata duhet të fokusohen në marrëveshjen lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

“Më e rëndësishme se projekti i MCC-së, është qasja e tyre ndaj dialogut, premtimeve apo strategjisë për të arritur një marrëveshje lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Por rëndësi më të madhe në këtë rast ka vizita e presidentes, Vjosa Osmani dhe e kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është e qartë që ata janë thirrur”, tha Lama.

Lama, gjithashtu tha se Osmani dhe Kurti është dashur t’i ndërrojnë qëndrimet e tyre ndaj SHBA-së.

“Përfaqësuesit e lartë të shtetit amerikan, u kanë përcjellur një mesazh diplomatik dhe politik, Osmanit dhe Kurtit që ata duhet t’i ndërrojnë qëndrimet e tyre ndaj SHBA-së dhe projekteve që ata mbështesin”, tha ajo.

Teksa, tutje tha se donacioni nga Qeveria amerikane përmes MCC-së për Kosovën është një investim që duhet vlerësuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco