Kajtazi për Qeverinë Kurti: Ka ndërhyrje të rëndë në demokraci

Kajtazi për Qeverinë Kurti: Ka ndërhyrje të rëndë në demokraci

22:12, 26/07/2022

Analisti, Vehbi Kajtazi ka folur për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai është shprehur se nuk niset asnjëherë të thotë ose të bëj diçka duke e marrë për bazë se çfarë thojnë militantët.

“Mua nuk ma ndjen se çfarë thonë militantët,” u shpreh Kajtazi.

Sipas analistit, kjo vizitë apo rikthim në Amerikë i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani është shumë me rëndësi për Kosovën.

“Mbrëmë kam parë shumë raportime lidhur me këtë vizitë, ku kjo shkon përtej një buxheti që e ndajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën, pra bëhet fjalë për 200 milionë investim në energji,” ka thënë Kajtazi.

E për analistin, vetëm fakti që kryeministri dhe presidentja e vendit e takojnë sekretarin amerikan të shtetit, është më e vlefshme se vetë nënshkrimi i një marrëvshjeje për nje investim në Kosovë.

Sipas Kajtazit, kritikat e vazhdueshme që bëhen për Kurtin gjithandej, dhe prej shumë njerëzve po bëhen të pabazuara apo të sforcuara dhe argumentet po zbehen duke dashur të japin kritikë për Kurtin.

“Kurti ka të meta në qeverinë e tij, qeveria e tij nuk është më e mira, zhvillimi ekonomik në vend është si mos më keq, ndërhyrja në demokraci e kësaj qeverie, është e rëndë dhe flagrante në mënyrë të veçantë ppërpjekjet për të diktuar lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes,” shtoi Kajtazi.

“Shefi i kabinetit të Albin Kurtit, Luan Dalipi një prej tyre dhe Kurti nuk është distancuar, deputetja që mban fjalim në kuvend, Besnik Bislimi”.

Në rastin konkret kjo vizitë sipas Kajtazit duhet të na bëjë të lumtur, ku fakti që e takon sekretarin e shtetit është rezultat.

“Vizita që ka qenë më herët ka qenë kot, kjo është tjetër nivel,” ka thënë Kajtazi në emisionin“Debat Plus”.

Vizita e kaluar për Kajtazin ka qenë kot pasi Albin Kurti ka qëndruar kot 3 javë në Amerikë, por fakti që takohet me sekretarin amerikan të shtetit është lajm jashtëzakonisht i mirë dhe analistin kjo gjë e bën të ndjehet i lumtur, që kryeministri dhe presidentja e takojnë sekretarin amerikan të shtetit.

Sa i përket se a është pro apo anti amerikan kryeministri Kurti, analisti u shpreh se kjo temë nuk është e nevojshme të diskutohet, sepse Kurti vetë ka folur për këtë punë.

“Nuk kemi nevojë të flasim shumë për atë temë sepse ka folur vetë Kurti, i cili ka thënë ne nuk i dojmë amerikanët por friksohemi se mos na braktisin,” shtoi Kajtazi.

Ndërkaq, Kajtazi shtoi se është mirë që është edhe presidentja Vjosa Osmani, atje sepse raporti i presidentes me ShBA është tjetër e raporti i kryeministrit me ShBA është tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco