Departamenti i Shtetit njofton për takimin e Blinken me Kurtin e Osmanin, tregohet edhe koha e saktë e takimit

Departamenti i Shtetit njofton për takimin e Blinken me Kurtin e Osmanin, tregohet edhe koha e saktë e takimit

21:12, 26/07/2022

Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani kanë udhëtuar drejt Uashingtonit në SHBA, për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në si dhe për një takim me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken.

Departamenti i Shtetit ka njoftuar se ky takim, sipas kohës lokale në Uashington, do të mbahet në ora 16:30, që sipas kohës lokale në Kosovë, i bije në ora 22:30.

“4:30 p.m. Sekretari Blinken takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti në Departamentin e Shtetit”, thuhet në agjendën e publikuar.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar sot po ashtu, se në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të priten nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke thënë se do të thellohet partneriteti strategjik me SHBA-në, megjithatë nuk janë bërë të ditura paraprakisht temat që mund të diskutohen.

“Së bashku me kryeministrin Kurti, në këtë takim do të fokusohemi në thellimin e partneritetit strategjik me SHBA, duke adresuar sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni ynë, reformat që po i ndërmarrin institucionet tona si dhe fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës”, ka njoftuar Osmani.

“Kosova është e bekuar me miqësinë dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara”, ka përfunduar Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco