Gurthemeli u vendos më 2019, shtatorja e Adem Demaçit ende nuk është gati

Gurthemeli u vendos më 2019, shtatorja e Adem Demaçit ende nuk është gati

21:05, 26/07/2022

Katër vjet pas vdekjes bëhen homazhe te gurthemeli i shtatores së veprimtarit Adem Demaçi.

 

Gurthemeli u vendos më 26 korrik të vitit 2019.

Që atëherë kanë kaluar tri vjet, por shtatorja e Adem Demaçit ende nuk është ngritur në Prishtinë .

Lulet, të cilat në këtë përvjetor do të duhej të vendosnin para shtatores, po lihen në betonin që vështirë shihet.

Hydajet Hyseni nga Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, foli për veprimtarin e Demaçit.

Si një luftëtar të denjë e inspirim për gjeneratat, Demaçin e kujton edhe Behram Krasniqi.

Në nderim të jetës dhe veprës së Adem Demaçit u promovua “Libri i burgosur-gjarpinjtë e gjakut” i autorit Selatin Novosella.

Ai foli për kohën që e shkroi këtë libër.

Për Demaçin folën edhe pjesëmarrës të tjerë në këtë ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco