Syla: Ka rritje të interesimit për panelet solare, jemi në rrugë të mirë për tranzicionin energjetik

Syla: Ka rritje të interesimit për panelet solare, jemi në rrugë të mirë për tranzicionin energjetik

17:55, 23/07/2022

Në 21 dhe 22 korrik në Prishtinë është mbajtur Forumi i Solareve.

Eksperti i energjisë, Lulzim Syla, ka thënë se ka rritje të bizneseve pjesëmarrëse nga viti i kaluar në këtë ngjarje.

“Kjo është tregues i mirë për komunitetin e biznesit që ka shprehur interesim në instalimin e paneleve solare. Jemi në rrugë të mirë për një tranzicion energjetik”, është shprehur Syla në emisionin e ekonomisë, Portofol, në Klan Kosova FM.

“Kjo automatikisht ndikon në mundësinë për ulje të shpenzimit të energjisë, konsumit, pra në raste të dimrave të ftohtë ndihmon në uljen e importit.

Syla ka theksuar se ka rritje të vetëdijes nga ana e bizneseve, familjeve dhe institucioneve sa i përket energjisë solare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco