Gruda i PDK-së i kundërpërgjigjet Ministres Haxhiu: Qëndrim padrejtë, i pandershëm dhe kundër UÇK-së, shpejtë do iu vije fundi

Gruda i PDK-së i kundërpërgjigjet Ministres Haxhiu: Qëndrim padrejtë, i pandershëm dhe kundër UÇK-së, shpejtë do iu vije fundi

17:31, 23/07/2022

Përparim Gruda, koordinator i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, ka thënë se kur pritej që Qeveria e Kosovës të mbështes Rezolutën e Parlamentit të Shqipërisë kundër raportit të Dick Martit, Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhou hodhi edhe një grusht akuza e kritika ndaj liderëve të UÇK-së.

“Ministrja e Drejtësisë paska deklaruar sot se: “Gjykatën Sepeciale e kemi gjetur fakt të kryer, përgjegjës të mbahen ata që ua kishin ndrydhur duart deputetëve në kohën kur u themelua”, ka thënë Gruda.

Më tej, duke i numëruar disa arsye,, Gruda e ka quajtur këtë qëndrim të Ministres të padrejtë dhe të pandershëm,

“E para, Ju keni thënë që do t’a zhbëni Gjykatën Sepciale sapo të vini në pushtet. Kur e keni bërë këtë deklaratë, gjykata ishte e themeluar, pra ishte fakt i kryer. Çfarë ka ndryshu tani?! Ka ndryshuar vetëm fakti që tani jeni në pushtet dhe jo në opozitë. Kaq mjafton të thuhet për sinqeritetin tuaj! 2. Ata në të cilet ju aludoni se “kishin ndrydhur duart deputetëve në kohën kur u themelua gjykata”, janë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Ata e themeluan Gjykatën për të mbrojtur Kosovën para vetës se tyre. Si mund t’i akuzosh ata për themelim të Specialës, kur ata janë njerzit që po i vuajn pasojat me të mëdha nga kjo punë, po mbajn burg?! Cili është morali i kësaj akuze?!”, ka thënë Gruda.

Më tej, ai ka shtuar se në traditën shqiptare ka një rregull që i ka mbijetuar shekujve, që kur dikush ka një barrë mbi shpinë të mos ja rëndosh akoma më shumë, qoftë edhe nëse ai nuk të pelqën.

“Kaq kërkojm nga ju: të mos ju rëndoni akom më shumë barrën që kanë mbi shpinë, që në fakt është barra e kombit, por ju nuk arrini ta kuptoni këtë. Që të jem deri në fund i sinqert, për mua është pabesueshme, që Kosova mund të ketë një qeveri të tillë, e cila çdo ditë, ngado që sillet, ndeshet me UÇK-në. UÇK-ja i duket pengesa me e madhe në punën e saj. Nuk e di kur do marr fund kjo sjellje, por jam i sigurt që fund duhet dhe do të ketë me patjetër”, ka përfunduar Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të KQM-së, Përparim Gruda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco