Nis seanca e veçantë e Kuvendit, mysafir special Ilir Meta

Nis seanca e veçantë e Kuvendit, mysafir special Ilir Meta

12:10, 22/07/2022

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e veçantë ku presidenti në largim i Shqipërisë, Ilir Meta, do të mbajë një fjalim para deputetëve kosovarë.

Meta po e përfundon mandatin e tij duke ia lënë vendin Bajram Begajt, dhe sot viziton Kosovën për herë të fundit në këtë mandate.

Ai fillimisht u prit nga homologja e tij, Vjosa Osmani, dhe pastaj edhe nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

Në përmbyllje të vizitës së tij, ai bashkë me Osmanin do të jetë pjesë e hapjes solemne të Manifestës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco