Partia Socialdemokrate në konferencë për media të premten ka denoncuar një rast të keqpërdorimit të policisë së Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje në një nga ndërmarrjet banesore publike.
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj është shprehur se Policia e Kosovës për herë të parë ka shkelur të gjitha normat ligjore.
“Policia sa herë që vendos për një bastisje dhe kontroll ajo i ka dëshmitarët me vetët sepse pretendohet kur bëhet një bastisje aty do të gjenden prova krime. Policia zbarkon pa prezencën e mediave dhe sot që janë bërë katër ditë është i vetmi aksion policor i bastisjes në institucionet publike që nuk ka marrë njoftim, pra policia nuk ka njoftuar”, deklaroi Molliqaj.
Tutje ka sqaruar se në bastisjen që është bërë në Ndërmarrjen Publike Banesore, Policia e Kosovës i ka ndalë kamerat e sigurisë për afro 1 orë.
Partia Socialdemokrate.“Prej rreth tre orë që qëndron në ndërmarrjen banesore, njësitet policore për rreth 55 minuta i fikin kamerat e sigurisë në të njëjtën kohë në kundërshtim me dispozitat e kodit penal i lokalizojnë përfaqësuesit e ndërmarrjes publike dhe në dy katër të këtij objekti qëndrojnë pa kamera të sigurisë pa persona përgjegjës të ndërmarrjes që i obligon ligji dhe nenet përkatëse”.
Kreu i PSD-së, ka apeluar tek policia e Kosovës që të informojnë se në cilin vendim janë bazuar për të ndaluar kamerat e sigurisë në një ndërmarrje publike.
“Ne bëjmë thirrje sot publikisht që të deklarojnë cili është vendimi që ata i ka lejuar të i ndalin kamerat dhe i bëjmë thirrje me bo publik sepse kjo është shkelje shumë e rëndë është hera e parë që policia bën shkelje të tillë dhe kjo nuk është shkelje e rastësishme është intervenim publik”.
© SYRI.net