Shembull që duhet ndjekur, biznesmeni Piraj ua qet punëtorëve pagën e 13-të

Shembull që duhet ndjekur, biznesmeni Piraj ua qet punëtorëve pagën e 13-të

10:35, 22/07/2022

Tashmë ai këtë veprim e ka krijuar në traditë. Për punëtorët që punojnë në kompaninë e tij ky më nuk është lajm. Por, për qytetarët e Kosovës dhe bizneset e tjera është lajm, madje këta të fundit edhe duhet ta ndjekin si shembull.

“Meka Halal Food” ka ekzekutuar rrogën e 13- të punëtorëve të saj. Këtë e ka bërë të ditur pronari i kompanisë, Burim Piraj.

Ai ka thënë që se këtë veprim po e banë me ndihmën e Allahut. Ka treguar se ka hequr dorë edhe nga festimit i 30-të vjetorit të kompanisë, dhe se ato para do t’i dhurojë për familjet në nevojë.

Ky është njoftimi i plotë në Facebook:

Sot me lejen e Allahut e ekzekutova pagën e 13’të!

Faleminderit Zoti im që po na mundëson një ndjenjë kaq të mirë që është një prej çasteve më të lumtura të jetës sime!

Kompania jonë sivjet më 4 Korrik e ka pas përvjetorin e 30’të të fillimit të punës në prodhim të suxhukut, duke e pas parasysh situatën në vend, kam vendosur që të heq dorë nga manifestimi të cilin kemi filluar ta përgatisim dhe një shumë prej 5000EURO të ndaj për familjet në nevojë, do të festojnë njëherë tjetër.

Shpresoj që Zoti im të jetë i kënaqur me punën dhe veprat tona!

#Elhadulilah

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco