Lajmërohet Martin Berishaj i 600 mijë eurove, bën një status në mbrojtje të UÇK-së

Lajmërohet Martin Berishaj i 600 mijë eurove, bën një status në mbrojtje të UÇK-së

10:31, 22/07/2022

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i përfolur për skandalin e 600 mijë eurove në Slloveni, është rishfaqur në publik.

Ai ka bërë një status për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të cilën e ka quajtur institucionin e parë në Kosovë që nuk pranoi paralelizëm institucional.

“Çdo kush që mëndon ta denigrojë gjakun, vuajtjet dhe krenarinë, gabon shumë rëndë”, ka shkruar ai.

Berishaj, ka thënë se UÇK ishte e papërsëritshme , sublime e nacionales shqiptare që mishëroi ëndrrat e shumë gjeneratave.

Postimi i plotë i Berishajt:

Ushtria Çlirimtare e Kosoves ishte institucioni i parë në Kosovë që nuk pranoi paralelizëm institucional me Serbinë në Kosovë. Çdo kush që mëndon ta denigrojë gjakun, vuajtjet dhe krenarinë, gabon shumë rëndë. Ajo ishte një e papërsëritshme që nuk pranon monopolozim. Ishte dhe mbetet sublimja e nacionales shqiptare për të mishëruar ëndrrat e shumë gjeneratave dhe mbi të gjitha, ajo assesi nuk ishte rrebelim i katundarëve!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco