A e rrezikoi kryeministri Kosovën para armiqve?

A e rrezikoi kryeministri Kosovën para armiqve?

07:34, 22/07/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha dje se qëndrimin në Greqi e ka shfrytëzuar më së shumti për të takuar biznesmenë nga mbarë bota.

“Edhe më shumë sesa për takime politike, për çështjen e investimeve e kam shfrytëzuar më shumë këtë qëndrim timin në Greqi në konferencat, ku ka pasur edhe shumë biznesmenë”, tha ai

Kurti tha se nuk bën të bëhen publike krejt takimet i tij me investitorë të mundshëm, pasi shtoi se “armiqtë që nuk janë të paktë” do të mund t’i prishin punë Kosovës.

“Nëse këto do të publikoheshin, s’do mend se shumë kollaj, prej armiqve jo të paktë të Kosovës do të mund të kontaktoheshin ata dhe më pastaj ta nxijnë imazhin e Kosovës dhe në këtë mënyrë ta vënë në hezitim një investitor të ardhshëm”, tha Kurti

Por vetë Kurti, rreth dy javë më parë derisa po qëndronte në Greqi, e kishte zbuluar emrin e një investirori të mundshëm.

Ai kishte njoftuar se në ditën e tretë të qëndrimit në Greqi, e kishte takuar Panagiotis Mourgos, drejtorin menaxhues te Texan Envipco Hellas Group.

“Ai shprehu interesim për të investuar në Kosovë si dhe për të sjellë përvojat dhe know-how të tyre në vendin tonë”, thuhej në komunikatën lëshuar e lëshuar më 7 korrik, nga Zyra e Kryeministrit.

Derisa Kurti e kishte mirëpritur interesimin e tyre dhe i inkurajoi që të vijnë në Kosovë.

“Republika e Kosovës ofron mjedis të sigurt për investime, kushte të favorshme operimi dhe të të bëri biznes”, ka thënë Kurti

Ndërkohë, Mourgos sipas komunikatë qeveritare, kishte thënë që do të vizitojë Kosovën së shpejti dhe do të diskutojë konkretisht me ministritë dhe ekspertët përkatës për mundësitë e fillimit të investimit në Kosovë.

Kompania Texan Envipco Hellas Groupriciklon plastikën, qelqin dhe aluminin.

Kjo është lista e biznesmenëve që qëndruan në tryezën e The Economist bashkë me Kurtin

Por, lista me biznesmentë pjesëmarrës në tryezën e 26 të The Economist veç se dihet

Aty lehtësisht gjenden se kush ishin biznesmenët me të cilët ka mund të takohet e të flas kryeminitri Albin Kurti.  

Kurti mund ta ketë takuar ndoshta biznesmenin George Alexopoulos, që është Anëtar Ekzekutiv i BD, Grupi i Kompanive Hellenic Petroleum.

 

Tassos Anastasiou, Drejtorin e Përgjithshëm të Kompanisë së Sigurimeve Ethniki. Makis Antypas CEO-n e Viva Bank dhe bashkëthemeluesin e Viva Wallet.

Kryeministri mund të jetë takuar edhe me Ezat Azemin, Drejtorin e Përgjithshëm të Roche Hellas, apo ndoshta edhe me Leonidas Bakouras, Drejtorin e Përgjithshëm të EDA THESS.

Lista e biznesmëve që mund të ketë takuar Kurti, por që po e mban sekret mund të përfshije edhe biznesmenët Aristotelis Chantavas, Shefi i zonës së Evropës, Enel Green Poëer (EGP), Pavlos Mylonas CEO i Grupit NBG, Petros Souretis CEO i Intrakat, Greg O’Hara Themelues dhe drejtor i lartë menaxhues, Certares.

Në këtë tryezë, për veç këtyre emrave të biznesmenëve pjesëmarrës në listë gjenden edhe biznesmenët, Nikos Stathopoulos Partneri menaxhues i BC Partners, Stavros Konstantas CEO i Kompanisë së Sigurimeve Ethniki, apo ndoshta edhe me Evangelos Mytilineos Kryetar dhe CEO i Mytilineos etj.

Por, përveç pjesëmarrjes në tyrezën e 26 të The Economist, kryeministri Albin Kurti mori pjesë edhe në Simpoziumin Symi, që është një mbledhje vjetore e filozofëve botërorë e që ndjekin traditën e filozofëve të lashtë grekë, ku gjasat të ketë takuar ndonjë biznesmen janë të vogla. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco