Osmani mes urimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave, kërkon urgjentisht heqjen e vizave

Osmani mes urimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave, kërkon urgjentisht heqjen e vizave

12:12, 19/07/2022

Presidentja Vjosa Osmani, ka përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninëm e Veriut pas hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Përmes një shkrimi në Twitter, Osmani bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që urgjentisht të zbatojnë vendimin për liberalizimin e vizave për shqiptarët e Kosovës.

Ajo shton se përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor është një domosdoshmëri.

“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për një hap më afër BE-së. Në këtë kohë përcaktuese, përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor është një domosdoshmëri! Ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare të BE-së që urgjentisht të zbatojnë vendimin e vonuar për lirimin e vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani.

Hapja e bisedimeve për Shkupin dhe Tiranën vjen pasi më 16 korrik, Kuvendi maqedonas miratoi një propozim francez që mundësoi heqjen e vetos së Bullgarisë për nisjen e bisedimeve me Shkupin.

Megjithatë, hapja e bisedimeve të martën në Bruksel është “simbolike”, pasi bisedimet reale apo ato për kapitujt e BE-së do të nisin vetëm pasi Maqedonia e Veriut të ndryshojë Kushtetutën e saj për përfshirjen në të të bullgarëve, si të barabartë me popujt e tjerë./Telegrafi/

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco