Në mbështetje të popullit të Kosovës, ushtarët e KFOR-it dhurojnë vullnetarisht gjak

Në mbështetje të popullit të Kosovës, ushtarët e KFOR-it dhurojnë vullnetarisht gjak

10:51, 19/07/2022

Mbi 60 ushtarë dhe personel civil të KFOR-it bëhet e ditur se kanë dhuruar, vullnetarisht gjak në Kampin Bondsteel.

Kjo për të mbështetur Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe popullin e Kosovës, thuhet në njoftimin e KFOR-it në facebook.

”Dhurimi i gjakut është një gjest vullnetar, personal dhe i fortë altruizmi që dëshmon përkushtimin e pjesëtarit të KFOR-it për të mbështetur popullatën e Kosovës edhe përtej thirrjes së detyrës siç thuhet me fjalën “angazhim” të pranishëm në moton e KFOR-it”, theksohet mes tjerash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco