Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

10:03, 19/07/2022

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.

Policia e Kosovës ka arrestuar persona të ndryshëm, të cilët kanë përdorur dhunë ndaj anëtarëve të familjes.

Në të shumtën e rasteve të arrestuarit kishin përdorur dhunë ndaj viktimave femra.

Njoftimet e plota lidhur me shtatë rastet:

DHUNË FAMILJARE

Viti 18.07.2022-11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

DHUNE FAMILJARE

• Kaqanik 17.07.2022-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

• Ferizaj 18.07.2022-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Prizren 18.07.2022-16:30. I dyshuari mashkull kosovar dhe e dyshuara femër kosovare janë rrahur mes vete duke i shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit. Të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.

DHUNË FAMILJARE

Istog 18.07.2022-03:04. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

DHUNË FAMILJARE

• Gjakovë 17.07.2022-22:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet ne mbajtje.

• Malishevë 18.07.2022-19:50 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë .Viktimave u është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendi të prokurorit është dërguar në mbajtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco