Punëtorë nga Koreja e Veriut mund të merren për ta rindërtuar Donbasin e pushtuar nga Rusia

Punëtorë nga Koreja e Veriut mund të merren për ta rindërtuar Donbasin e pushtuar nga Rusia

08:55, 19/07/2022

Koreja e Veriut mund të dërgojë punëtorë në dy territore të kontrolluara nga Rusia në Ukrainën lindore, sipas ambasadorit të Rusisë në Phenian – një veprim që do të përbënte një sfidë për sanksionet ndërkombëtare kundër programit të armëve bërthamore të Koresë së Veriut.

Sipas NK News, një faqe interneti me bazë në Seul, ambasadori Alexander Matsegora tha se punëtorët e Koresë së Veriut mund të ndihmojnë në rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar nga lufta në republikat e vetëshpallura në Donetsk dhe Luhansk, shkruan The Guardian.

Matsegora tha se potencialisht  kishte “shumë mundësi” për bashkëpunim ekonomik midis Koresë së Veriut dhe republikave të vetëshpallura në rajonin e Donbasit të Ukrainës, pavarësisht sanksioneve të OKB-së.

Ai i tha gazetës ruse “Izvestia” në një intervistë, sipas NK News, se “ndërtuesit koreanë shumë të kualifikuar dhe punëtorë, të cilët janë të aftë të punojnë në kushtet më të vështira, mund të na ndihmojnë të rivendosim objektet tona sociale, të infrastrukturës dhe ato industriale”.

Komentet e tij vijnë disa ditë pasi Koreja e Veriut u bë një nga vendet e pakta që njohu dy territoret, duke akuzuar qeverinë ukrainase se është pjesë e qëndrimit “armiqësor” të Washingtonit ndaj Phenianit.

Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut tha: “Ukraina nuk ka të drejtë të ngrejë çështje ose të kundërshtojë ushtrimin tonë legjitim të sovranitetit pas kryerjes së një akti që i mungon rëndë drejtësia midis kombeve, duke iu bashkuar në mënyrë aktive politikës armiqësore të padrejtë dhe të paligjshme të SHBA-së në të kaluarën”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco