Vala e të nxehtit: Vapa e egër evropiane shkon drejt veriut

Vala e të nxehtit: Vapa e egër evropiane shkon drejt veriut

08:47, 19/07/2022

Evropa perëndimore sot përballet me temperaturat më të larta, ndërsa një valë e egër e të nxehtit po shkon drejt veriut.

Në Francë dhe në Britaninë e Madhe janë përhapur shumë njoftime për nxehtësinë ekstreme, tks edhe Spanjën veriore temperatura shkoi deri në 43 gradë Celsius të hënën.

Zjarret në Francë, Portugali, Spanjë dhe Greqi kanë detyruar mijëra njerëz të evakuojnë shtëpitë e tyre.

Britania e Madhe pritet të ketë temperaturën më të lartë të sajën, ekspertët thonë se edhe pjesë të Francës përballen me një “apokalips të nxehtësisë”.

Zyra Kombëtare e Motit ka bërë të ditur se disa pjesë të Francës ditët e tyre më të nxehta i regjistruan më parë ku temperatura në qytetin Nantes shkoi deri në 42 gradë Celsius.

Zjarret në ditët e fundit kanë detyruar më shumë se 30,000 njerëz të largohen, me strehimore emergjente të ngritura për të evakuuarit.

Gironde, një rajon i njohur turistik në jug-perëndim, është goditur keq nga zjarri, ku flakë kanë marrë gati 17,000 hektarë tokë që nga e marta e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco