Maliqi: Te liberalizmi i vizave ka diçka që nuk po na thuhet publikisht

Maliqi: Te liberalizmi i vizave ka diçka që nuk po na thuhet publikisht

23:13, 18/07/2022

Agon Maliqi, analist politik thotë se ka pasur lëvizje pozitive sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën pasi që shumë shtete që ishin kundër kanë ndryshuar qëndrimet.

Ai hedh dyshimet se ka diçka në këtë proces që Kosovës nuk po i thuhet publikisht.

“Unë shpresoj shumë, ka pasë një lëvizje pozitive në disa shtete si Holanda, më duket se ka lëvizur më shumë drejtë një pozicioni pro. Kemi parë shtete që më herët kanë qenë kundër e janë shprehur pro. Megjithatë, mendoj që rreth kësaj teme ka diçka që nuk po na thuhet neve publikisht dhe mendoj që arsyeja pse nuk u mor ndonjë vendim tani apo edhe pse po kushtëzohet mbështetja për anëtarësim në Këshillin e Evropës është se këto kanë mbetë instrumente të vetme për perëndimin për ta kushtëzuar ose kontrolluar qasjen e Qeverisë”, tha ai  në Tëvë 1.

Sipas tij, aksionet e Policisë së Kosovës në veri të vendit dhe vendimet për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë – ndikojnë pozitivisht në liberalizimin e vizave.

“Dhe këto hapat siç thash me Polici në veri më duken shumë pozitive së brendshmi dhe si duket po të çojnë drejt një zgjidhjeje. P.sh vendimet si moslejimii mbajtjes së zgjedhjeve serbe përkundër presionit të madh të QUIN-it prodhojnë rezultate siç ka të bëjë me vizat dhe Këshillin e Evropës. Pra ato ne në do të shohim mungesë të mbështetjes në këto nëse vazhdojmë me këtë qasjen se gjërat mund t’i bëjmë vetë”, përfundoi ai.

Agon Maliqi është krijues dhe redaktor bashkëthemelues i blogut Sbunker. Ai punon si hulumtues dhe këshilltar i politikave publike në sektorin privat, ndërkohë që është i angazhuar edhe si aktivist i shoqërisë civile dhe komentues në shtypin kosovar. Maliqi ka punuar për një numër programesh zhvillimore në Kosovë, kryesisht të ndërlidhura me qeverisjen e mirë, të drejtat e njeriut dhe zhvillimin gjithëpërfshirës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco