Kryeministri Kurti takoi sot ambasadorin e Zvicrës dhe ambasadorin e OSBE-së në Kosovë

Kryeministri Kurti takoi sot ambasadorin e Zvicrës dhe ambasadorin e OSBE-së në Kosovë

22:52, 18/07/2022

ryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly dhe shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, me të cilët diskutuan rreth iniciativës së krijimit të Njësisë së Përkthimit dhe Harmonizimit, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Në takim ishin të pranishëm edhe Komisioneri për Gjuhët, Slavisha Mladenoviq dhe këshilltarja e kryeministrit për çështje të komuniteteve, Elizabeth Gowing.

”Kryeministri e falënderoi ambasadorin Kolly për ndihmën e Ambasadës zvicerane për përkrahjen dhe ndihmën për krijimin e kësaj Njësie, nëpërmjet së cilës do të sigurohet përkthimi i saktë i ligjeve dhe akteve nënligjore, si dhe do të shqyrtohen ligjet e mëhershme që nuk janë përkthyer saktë në të dy gjuhët zyrtare të Kosovës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e qeverisë.

”Me krijimin e Njësisë sigurohet respektimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe respekti për të drejtat e komuniteteve, por i kontribuon edhe sundimit të ligjit”, theksohet tutje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco