Murati shpalli kundërligjshëm konkursin për Drejtor të ATK-së

Murati shpalli kundërligjshëm konkursin për Drejtor të ATK-së

17:29, 15/07/2022

 Kolegji i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës ka gjetur se ministria e Financave që drejtohet nga Hekuran Murati në mënyrë të kundërligjshme ka shpallë konkursin për pozitën e Drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës, meqë një procedurë e tillë është kompetencë e Ministrisë së Punëve të Brendshme që udhëhiqet nga ministri Xhelal Sveçla.

Kjo pasi që pozita e Drejtorit të ATK-së hyn në kuadër të pozitave të larta të Shërbimit Civil dhe të drejtën për shpalljen e konkursit e ka Ministria e Punëve të Brendshme.

 

Si rezultat, Kolegji i KPMSHC-së ka kërkuar nga ministri i Financave që të anulojë konkursin për pozitën e drejtorit të ATK-së dhe që në vazhdim i njëjti të kujdesët që konkursi dhe përzgjedhja për një pozitë të tillë të bëhet në pajtim me rekomandimet e dhëna nga dokumentin e monitorimit të jashtëzakonshëm.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco