Mblidhet Qeveria – miraton dy vendime dhe një nismë

Mblidhet Qeveria – miraton dy vendime dhe një nismë

16:18, 15/07/2022

Qeveria e Kosovës zhvilloi sot mbledhjen elektronike, e 88-ta me radhë, në të cilën u miratuan dy vendime dhe një nismë. 

Në njoftimin e Qeverisë bëhet e ditur se u miratua vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Marrëveshjes dypalëshe për bashkëpunimin për zhvillim ndërmjet Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut.

“Po ashtu, vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Amendamentit 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2015”, thuhet në njoftimin për media.

Në mbledhjen e sotme po ashtu thuhet se u miratua në parim edhe Nisma për plotësim dhe ndryshim të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2014. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco