Gërvalla rekomandon Rekën për konsull në New York, Shoshi: Kosova do t’i vuajë gjatë pasojat e MPJD-së

Gërvalla rekomandon Rekën për konsull në New York, Shoshi: Kosova do t’i vuajë gjatë pasojat e MPJD-së

15:18, 15/07/2022

Sot gjatë ditës është raportuar se Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës Donika Gërvalla ka rekomanduar ish-ministrin e Integrimeve Evropiane Blerim Rekën si Konsull të Përgjithshëm.

Rreth këtyre raportimeve ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ariana Musliu Shoshi, duke thënë se kjo është në kundërshtim me ligjin, shkruan lajmi.net.

Po ashtu Shoshi në reagimin e saj ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Ablin Kurti, ka larguar dhjetëra diplomatë vetëm sepse ata ishin targëtuar si të afërt me njerëz të qeverive të kaluara. Ndërsa sot, ajo rekomandon një ish ministër të LVV-së, duke shtuar “kaq për moralin politik të Gërvallës”.

Postimi i plotë i saj:

Qeveria Kurti i largoi dhjetëra diplomatë e konsuj vetëm pse i kishte targetuar si të afërt me njerëz të ish-qeverive të kaluara, ndërsa tash vetë ministrja  Gërvalla rekomandon një ish-ministër të LVV-së për Konsull të Përgjithshëm në New York. Kaq për moralin politik të Gërvallës, me të cilin po e udhëheq politikën e jashtme.

Krejt në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore në fuqi!

Pasojat e keqqeverisjes me MPJD-në dhe të largimit të diplomatëve e konsujve, që me vite të tëra i kanë shërbyer vendit, Kosova do t’i vuajë shumë gjatë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco