Konjufca takohet me Ministrin e Jashtëm polak, flasin për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Konjufca takohet me Ministrin e Jashtëm polak, flasin për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

13:19, 15/07/2022

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, i cili njëkohësisht është edhe kryesuesi i radhës i OSBE-së, Zbigniew Rau.

Përmes një komunikate për media shtohet se, në takim është diskutuar për intensifikim e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe angazhimin e Polonisë në rajon si kryesuese e radhës e OSBE-së.

Po ashtu njoftohet se Konjufca ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Polonisë.

Komunikata e plotë:

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, njëkohësisht kryesues i radhës i OSBE-së, Zbigniew Rau

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë, njëkohësisht kryesues i radhës i OSBE-së, Zbigniew Rau.

Kryetari Konjufca dhe ministri Rau biseduan për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe angazhimin e Polonisë në rajon si kryesuese e radhës e OSBE-së. Po ashtu u shkëmbyen mendime rreth punës së legjislativit, progresit që ka shënuar Kosova me ndërmarrjen e reformave në fushën e sundimit të ligjit, lirisë së shprehjes, demokracisë, sistemit zgjedhor dhe të drejtave të njeriut, si dhe bashkëpunimin e Kuvendit me misionin OSBE-së në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohje për mbështetjen e Polonisë dhe intensifikimin e bashkëpunimit, teksa ritheksoi se e ardhmja e Republikës së Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

Kryetari Konjufca dhe z.Rau shprehën gatishmërinë për të çuar më tej marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Polonisë. Po ashtu theksuan si çështje me rëndësi strategjike integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Në takim u vlerësua qëndrimi i Republikës së Kosovës kundrejt agresionit të Rusisë në Ukrainë.​ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco