SHMU: Parashikimi i motit në fundjavë, ku pritet shi

SHMU: Parashikimi i motit në fundjavë, ku pritet shi

12:56, 15/07/2022

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU) këtë fundjave do të mbizotërojnë temperaturat e larta.

Por në zonat e thella malore do të ketë shtërngata lokale shiu.

Temperaturat do të jenë si më poshtë:

Image

Image

Statusi i plotë i SHMU-së: 

Përshëndetje!
Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore relativisht të
qëndrueshme dhe të nxehta.
Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave kryesisht në mesditë përgjatë relieveve malore.
Në zonën e Alpeve dhe në lindje të vendit në orët e pasdites vranësirat do të pasohen nga shtrëngata lokale shiu.
Era nga veriperëndimi-verilindja me shpejtësi mesatare 1-6m/sek,
e cila ditën e diel kryesisht pasdite fiton shpejtësi deri në 15-18m/sek.
Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco