Kurti: Ndërhyrja humanitare e udhëhequr nga ShBA-ja i siguroi mbijetesë popullit të Kosovës

Kurti: Ndërhyrja humanitare e udhëhequr nga ShBA-ja i siguroi mbijetesë popullit të Kosovës

22:22, 01/07/2022

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar se se si ndërhyrja humanitare e udhëhequr nga Amerika i siguroi mbijetesë popullit të Kosovës.

Kurti në festën e organizuar për nder të 246-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deklaroi se Deklarata e Pavarësisë së Amerikës prezantoi kthesën e madhe në historinë botërore, pasi historia moderne politike, sipas tij, nuk mund të kuptohet shumë më pak e vlerësuar pa revolucionin amerikan dhe Deklaratën e Pavarësisë.

“Në fund të shekullit të 20-të, ndërhyrja humanitare e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe e udhëhequr nga ideja e supremacisë së të Drejtave të Njeriut mbi sovranitetin shtetëror, do të siguronte mbijetesën e popullit të Kosovës. Sot, ne jemi të përkushtuar ndaj jetës, lirisë, dhe kërkimit të lumturisë për vendin tonë, për rajonin tonë dhe më gjerë, pavarësisht nga raca, etnia, ngjyra, feja, bindjet politike, orientimi seksual ose çdo dallim tjetër real ose i perceptuar“, tha ai.

Kurti shtoi se në fillim të shekullit të 20-të, shqiptarët luftonin për të siguruar vendin e tyre në mesin e kombeve të pavarura të botës, dhe liderët tanë të atëhershëm i kishin shpresuar edhe idealet amerikane të Presidentit Wilson

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco