Shefi i stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, ka publikuar një video të vitit 1989, nga e cila dëgjohet Sllobodan Millosheviqi, të fliste në Gazimestan.
Vela thotë se që atë kohë, Millosheviqi përshkroi qëllimet hegjemoniste të Serbisë, e po pas mizorive të luftës në ish-Jugosllavi, Serbia vazhdon të qeveriset nga politikanë që ishin në qeverinë e Millosheviqit.
Kjo duke iu referuar një paraqitjeje të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
”28-6-1989: Millosheviqi foli në Gazimestan dhe përshkroi qëllimet hegjemoniste të Serbisë
28-6-2001: Millosheviqi u dërgua në Hagë për krime lufte në #Kosovë
Pas mizorive të luftës në ish-Jugosllavi, Serbia vazhdon të qeveriset nga politikanë që ishin në qeverinë e Millosheviqit”.
© SYRI.net