Qytetarët të zhgënjyer që nuk u miratua projektligji për trusti

Qytetarët të zhgënjyer që nuk u miratua projektligji për trusti

22:11, 24/06/2022

Një ditë pasi projektligji për tërheqjen e 30% të kursimeve pensionale nuk kaloi në Kuvendin e Kosovës, qytetarët po shprehen të zhgënjyer.

Ata kanë shpresuar, që ekzekutivi do t’ua mundësojë këtë tërheqje.

Qytetari, Bejtush Abazi thotë se është i gatshëm të protestojë për këtë çështje.

E si ai, mendojnë edhe disa qytetarë të tjerë.

Mirëpo, ka edhe prej tyre që këtë vendim e shohin si të duhur për të ardhmen e qytetarëve.

Pavarësisht që ditëve të fundit, pro kësaj tërheqje kanë qenë edhe partitë opozitare, gjatë së premtes nuk kanë pranuar që të flasin për këtë çështje.

Në anën tjetër, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë kundër kësaj tërheqjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco