Parlamenti Studentor: Ne kishim protestë paqësore, policia na shpërndau me dhunë

Parlamenti Studentor: Ne kishim protestë paqësore, policia na shpërndau me dhunë

17:41, 24/06/2022

Sot, studentët senatorë dhe përfaqësuesit legjitim të studentëve të cilët udhëheqin me organet më të larta të përfaqësimit studentor nuk janë lejuar që të futen në mbledhje e Senatit të UP-së, ku po mbahen zgjedhjet e Këshillit Drejtues.

E, pasi u shpërndan nga Policia e Kosovës, Parlamenti Studentor ka reaguar në lidhje me formën se si PK intervenuan, duke e quajtur të dhunshme, shkruan Syri Kosova.

Përmes Facebook, nga PS thanë se pasi që Rektori dhe u.d. Sekretari i Përgjithshëm për interesat e tyre klanore në vend të interpretimeve ata dhanë mendime personale. Këtu përfshihen edhe disa dekanë dhe profesorë të tjerë, që sot kanë shkelur nenin 44 të Statutit të Universitetit të Prishtinës që përcakton Mandati i anëtarëve nga radha e studentëve është një vit, pa të drejtë të rizgjedhjes. Mandati i tyre fillon me 1 tetor.”

Statusi i plotë:

Sot, studentët senatorë dhe përfaqësuesit legjitim të studentëve të cilët udhëheqin me organet më të larta të përfaqësimit studentor nuk janë lejuar që të futen në mbledhje e Senatit të UP-së, ku po mbahen zgjedhjet e Këshillit Drejtues.

Pasi që Rektori dhe u.d. Sekretari i Përgjithshëm për interesat e tyre klanore në vend të interpretimeve ata dhanë mendime personale. Këtu përfshihen edhe disa dekanë dhe profesorë të tjerë, që sot kanë shkelur nenin 44 të Statutit të Universitetit të Prishtinës që përcakton: “…

Mandati i anëtarëve nga radha e studentëve është një vit, pa të drejtë të rizgjedhjes. Mandati i tyre fillon me 1 tetor.”
Kështu për interesa të tyre ata kanë ftuar përfaqësuesit e studentëve që fillojnë legjislaturën tjetër, më datë 1 tetor 2022, të votojnë sot më 24 qershor 2022.

Pasi dështuan ta vërtetojnë ligjërisht, ata ftuan Policinë e Kosovës që dhunshëm ta shtypin protestën legjitime të përfaqësusve të studentëve. Parlamenti Studentor dhe studentët seantorë do të ngrisin kallëzim penal ndaj u.d. Sekretarit Besfort Krasniqi dhe Rektorit Naser Sahiti për shkelje flagrante të Statutit të Universitetit të Prishtinës.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco