Konjufca e falënderon Rohden për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë

Konjufca e falënderon Rohden për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë

16:33, 24/06/2022

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Konjufca e falënderoi ambasadorin Rohde për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës para, gjatë dhe pas luftës.

Siç thuhet në një komunikatë për media, Konjufca theksoi se shteti gjerman është dëshmuar aleat dhe partner i rëndësishëm i Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit, zhvillimit dhe integrimit.

Ambasadori Rohde u shpreh se Kosova dhe Gjermania janë të lidhura ngushtë dhe miqësisht mes vete, duke konfirmuar vazhdimin e mbështetjes dhe angazhimit të përbashkët për perspektivën e Kosovës në familjen e shteteve evropiane.

Në takim u ritheksua gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.​

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco