Policia e kap personin që fillimisht e vodhi një veturë e pastaj e shiti

Policia e kap personin që fillimisht e vodhi një veturë e pastaj e shiti

16:16, 24/06/2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për vjedhje dhe shitje të një veture.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas policisë është intervistuar edhe personi që ka blerë veturën nga kryrësi i vjedhjes.

Postimi:

Me datën 17.01.2022 Policia e Kosovës, gjegjësisht Stacioni Policor Kllokot ka pranuar ankesën nga ankuesi shqiptar kosovar se persona të panjohur, gjatë natës i kanë vjedhur veturën me traga 06 të cilën e kishte të parkuar në garazhin afër shtëpisë së tij.

Pas një pune të mirë operacioanle nga Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Kllokot është ardhur deri të informata se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari shqiptar kosovar B.R. (1983) ka kryer vjedhjen e veturës.

I njëjti sot me datën 24.06.2022 është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës i cili ka pranuar veprën në tërësi dhe ka deklaruar se automjetin e vjedhur e ka shitur tek i dyshuari shqiptar kosovar Z.D. (1982). I njëjti është shoqëruar në stacion policor, është intervistuar po ashtu në prezencë të avokatit mbrojtës për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale“ i cili po ashtu ka pranuar se ka blerë veturën nga i dyshuari i lartëcekur.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili urdhëron që i dyshuari i parë të dërgohet në mbajtje për 48 orë ndërsa i dyshuari i dytë të lirohet në procedurë të rregullt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco