Rizavanolli prezanton para gjakovarëve Strategjinë e Energjisë 2022-2031

Rizavanolli prezanton para gjakovarëve Strategjinë e Energjisë 2022-2031

16:18, 24/06/2022

Në kuadër të Konsultimeve Publike për Strategjinë e Energjisë 2022-2031, sot Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizavanolli me bashkëpunëtorë kanë prezantuar këtë Strategji para banorëve të Komunës së Gjakovës.

Në mes tjerash, gjatë fjalës së saj, Ministrja Rizvanolli ka theksuar nevojën e vendit tonë për transformim të sektorit të energjisë duke shfrytëzuar kapacitetet në dispozicion. Ajo është shprehur se një strategji si kjo do të kursejë energjinë por edhe do të jetë e shfrytëzueshme nga të gjithë qytetarët

I pranishëm në këtë Konsultim Publik ishte edhe kryetari i Komunës, Ardian Gjini i cili e përgëzoi ministren Rizvanolli për punën e nisur me seriozitet të madh për jetësimin e kësaj strategjie, duke theksuar nevojën që ky plan të mbështetet nga të gjithë.

Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësit patën mundësinë të bëjnë pyetje të cilat lidhen me Draft Strategjinë e Energjisë të Republikës së Kosovës 2022-2031.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco